الشمس
Dielli • 15 ajete • Mekke
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1Për Diellin dhe shkëlqimin e tij
2dhe për Hënën që e përcjell atë!
3Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit)
4dhe për natën kur e mbulon atë!
5Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar!
6Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar!
7Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur,
8duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën!
9Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë,
10ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.
11Fisi i Themudit, nga shfrenimi i vet - përgënjeshtroi;
12kur u ngrit më i keqi i tij (për të therur devenë).
13I dërguari i Allahut (Salihu), u tha atyre[408]: “Kjo është deveja e Allahut! Lëreni atë të pijë pjesën e vet!”
14Por ata nuk i besuan atij dhe e therën atë. Prandaj Zoti i tyre i shkatërroi të gjithë për gjynahet e tyre, nga i pari tek i fundit,[409]
15pa pasur frikë prej pasojave të kësaj.