التكوير
Mbeshjellja • 29 ajete • Mekke
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1Kur Dielli të mblidhet e të humbë shkëlqimin;
2kur yjet të rrëzohen
3dhe malet të lëvizin tutje;
4kur devetë barrse të braktisen
5dhe egërsirat të tubohen;
6kur detet të vlojnë
7dhe shpirtrat të bashkohen (me trupat);
8kur foshnja e varrosur për së gjalli të pyetet
9për çfarë faji ishte vrarë;
10kur fletët të shpërndahen[395]
11dhe qielli të zhvishet;
12kur Xhehenemi të flakërojë
13dhe Xheneti të afrohet:
14atëherë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur (për këtë Ditë).
15Betohem për ata (planetë) që tërhiqen,
16që lindin e perëndojnë,
17për natën kur bie terri
18e për agimin kur nis të zbardhë,
19se ky (Kuran) është Fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari fisnik,[396]
20që zotëron fuqi dhe pozitë të lartë te Zoti i Fronit
21e që është i respektuar atje dhe besnik.
22Shoku juaj[397] nuk është i marrë.
23Ai e ka parë atë[398] në horizontin e qartë
24dhe nuk mbulon asnjë të fshehtë prej së Padukshmes.
25As ky (Kuran) nuk është fjalë e djallit të mallkuar.
26Prandaj, nga po ia mbani?
27Ai është veçse këshillë për botët:
28për secilin nga ju që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë.
29Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!