الرحمن
I Gjithemeshirshmi • 78 ajete • Medine
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1I Gjithëmëshirshmi
2ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij),
3ka krijuar njeriun
4dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë.
5Dielli dhe Hëna ndjekin rrugën e caktuar.
6Bimët dhe pemët i përulen (Allahut).
7Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (për çdo gjë),
8që ju të mos e shkelni atë.
9Prandaj matni drejt e mos hani në peshë!
10Ai e ka bërë Tokën për krijesat.
11Aty ka fruta të llojllojshme dhe palma hurmash me frutat si bistakë,
12ka drithëra me gjethe e kërcej dhe bimë me erë të mirë.
13Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?![347]
14Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu si vorba,
15ndërsa xhindet i krijoi prej flakës së zjarrit.
16Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
17(Ai është) Zoti i dy lindjeve dhe i dy perëndimeve.[348]
18Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
19Ai i ka lëshuar dy dete[349] që të takohen,
20por, midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë.
21Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
22Prej tyre nxirren margaritarë dhe korale.
23Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
24Atij i përkasin edhe anijet që lundrojnë nëpër dete e që lartohen si male.
25Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
26Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket,
27e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.
28Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
29Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e gjithëmbarshme.
30Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
31O ju dy barrët e Tokës (njerëz dhe xhinde), së shpejti do të caktojmë gjykimin tuaj!
32Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
33O xhinde dhe njerëz, nëse keni fuqi të përshkoni kufijtë e qiejve dhe të Tokës, atëherë përshkojini ato! Por nuk do të mund ta bëni këtë, përveçse me një fuqi të madhe (nga Allahu)!
34Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
35Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë (si dënim për mohimin e dhuntive të Allahut) dhe ju nuk do të mund të mbroheni.
36Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
37Veç kur të çahet qielli dhe të bëhet i kuq si trëndafili (në Ditën e Kiametit)!
38Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
39Atë Ditë njerëzit dhe xhindet nuk do të pyeten për gjynahet e tyre.[350]
40Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
41Keqbërësit do të njihen sipas shenjave dhe do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh.
42Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
43Ja, ky është Xhehenemi, të cilin e mohonin keqbërësit!
44Ata do të sillen në mes të zjarrit dhe ujit të valuar në kulm.
45Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
46Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte!
47Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
48(Kopshtet do të jenë) të mbjellë me pemë që bëjnë hije.
49Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
50Në ta do të ketë dy burime që rrjedhin.
51Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
52Dhe prej çdo frute do të ketë nga dy lloje.
53Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
54Ata[351] do të jenë të mbështetur në shtroje, anash me armaç mëndafshi e frutat e dy kopshteve do t’i kenë afër sa t’i kapin me dorë.
55Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
56Atje do të ketë virgjëresha syulur, të cilat para tyre nuk i kanë prekur as njerëz, as xhinde.
57Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
58Ato do të jenë si rubinë dhe korale.
59Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
60A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!
61Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
62Nën këto dy kopshte, do të ketë edhe dy kopshte të tjera.
63Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
64Ato do të jenë të stolisura me gjelbërim.
65Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
66Aty do të jenë dy burime që gulfojnë.
67Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
68Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë.
69Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
70Në to do të ketë bukuroshe virtytesh të mrekullueshme.
71Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
72(Atje do të ketë) hyri syzeza nëpër tenda.
73Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
74Ato hyri nuk i kanë prekur para tyre[352] as njerëz, as xhinde.
75Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
76Ata do të rrinë mbështetur në shtroje të gjelbra e qilima të bukur.
77Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
78Qoftë lartësuar emri i Zotit tënd, plot Madhëri dhe Nderim!