Al-Fatiha

الفاتحة

Hapja7 ajeteMekke

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ﴿١

1Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit![1]

ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ﴿٢

2Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve,

ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ﴿٣

3të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,

مَٰلِكِ يَوۡمِ ٱلدِّينِ﴿٤

4Sunduesit të Ditës së Gjykimit.

إِيَّاكَ نَعۡبُدُ وَإِيَّاكَ نَسۡتَعِينُ﴿٥

5Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.[2]

ٱهۡدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ﴿٦

6Udhëzona në rrugën e drejtë![3]

صِرَٰطَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمۡتَ عَلَيۡهِمۡ غَيۡرِ ٱلۡمَغۡضُوبِ عَلَيۡهِمۡ وَلَا ٱلضَّآلِّينَ﴿٧

7Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi[4] e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd,[5] as në të atyre që janë të humbur![6]

RELATED SURAHS