البلد
Qyteti • 20 ajete • Mekke
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1Betohem për këtë vend,[404]
2në të cilin ti je i lirë (o Muhamed),[405]
3dhe për atë që lind e për atë që është i lindur,
4se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi![406]
5A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi atë?
6Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”
7Vallë, a mendon ai se nuk e ka parë askush?
8A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy,
9edhe gjuhë, edhe dy buzë,
10dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët?[407]
11Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë!
12E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë?
13Ajo është të lirosh një skllav
14ose të ushqesh në një ditë zie
15jetimin e afërm
16ose të varfrin e mjerë.
17Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë.
18Këta janë njerëzit e krahut të djathtë.
19Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë.
20Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur.