التين
Fiku • 8 ajete • Mekke
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1Për fikun dhe ullirin,
2për malin e Sinait
3dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën)[414],
4Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer,
5pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët,
6përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera.
7Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e Kiametit?
8A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!