الشرح
Zgjerimi • 8 ajete • Mekke
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin)
2dhe ta hoqëm barrën[412],
3e cila ta rëndonte tepër kurrizin,
4dhe ta ngritëm lart emrin?![413]
5Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!
6Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!
7Prandaj, kur të çlirohesh (nga punët e ndryshme), përpiqu fort (në adhurim)
8dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu!