الضحى
Paraditja • 11 ajete • Mekke
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1Betohem në shkëlqimin e paradites
2dhe në natën kur erret e qetësohet,
3se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)![410]
4Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,
5e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur.
6A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë?
7A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi?
8A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?
9Prandaj, mos e shtyp jetimin,
10lypësin mos e shtyj me ashpërsi
11dhe shpalli dhuntitë e Zotit tënd![411]