العلق
Mpiksja • 19 ajete • Mekke
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),
2e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!
3Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh,
4i Cili, me anë të penës ia mësoi,
5ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.
6Por vërtet që njeriu shkel çdo cak,
7kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.
8Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!
9A e ke parë ti (Muhamed) atë që pengon
10robin (Tonë) kur falet?[415]
11A nuk është ai (robi Ynë) në rrugë të drejtë
12dhe që urdhëron për devotshmëri?!
13Mendo, nëse ai (penguesi) mohon dhe kthen kurrizin,
14a nuk e di ai se Allahu i sheh të gjitha?!
15Jo, jo! Nëse ai nuk tërhiqet nga kjo, Ne do ta kapim për ballukesh (për ta hedhur në zjarrin e Xhehenemit),
16për ballukesh të gënjeshtarit dhe fajtorit.
17Atëherë ai le ta thërrasë shoqërinë e vet,[416]
18Ne do t’i thërrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit)!
19Kurrsesi mos iu nënshtro atij (o Muhamed), por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!