الطارق
Ylli i Nates • 17 ajete • Mekke
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1Për qiellin dhe për vizitorin e natës!
2E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është vizitori i natës?
3Ai është ylli që shpon terrin.
4Për çdo njeri ka mbikëqyrës.
5Le të meditojë njeriu se prej çfarë është krijuar:
6është krijuar prej një lëngu që hidhet
7e që del ndërmjet shtyllës kurrizore dhe brinjëve.
8Me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm për ta kthyer (në jetë) atë
9ditën, kur do të zbulohen të fshehtat,
10kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.
11Për qiellin që kthehet pareshtur[401]
12dhe për Tokën që plasaritet,[402]
13që kjo është një Fjalë ndarëse,[403]
14dhe nuk është aspak shaka!
15Në të vërtetë, ata ngrenë kurthe,
16por dhe Unë ua pres me kurth.
17Prandaj, jepu pak afat jobesimtarëve, lëri të qetë edhe për pak.