As-Saffat

الصافات

Te Radhiturit182 ajeteMekke

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلصَّٰٓفَّٰتِ صَفّٗا﴿١

1Betohem në ata (engjëj) që janë të radhitur

فَٱلزَّٰجِرَٰتِ زَجۡرٗا﴿٢

2dhe në ata që pengojnë (të keqen)

فَٱلتَّٰلِيَٰتِ ذِكۡرًا﴿٣

3dhe në ata që e lexojnë Kuranin,

إِنَّ إِلَٰهَكُمۡ لَوَٰحِدٞ﴿٤

4se, në të vërtetë, Zoti juaj është Një,

رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَرَبُّ ٱلۡمَشَٰرِقِ﴿٥

5Zot i qiejve dhe i Tokës dhe çfarë gjendet mes tyre dhe Zot i lindjeve (të diellit)!

إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِزِينَةٍ ٱلۡكَوَاكِبِ﴿٦

6Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve,

وَحِفۡظٗا مِّن كُلِّ شَيۡطَٰنٖ مَّارِدٖ﴿٧

7mbrojtje nga djajtë kryeneçë.

لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰ وَيُقۡذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٖ﴿٨

8(Kështu që) ata nuk e përgjojnë dot Grupin më të Lartë (engjëjt lart në qiej) dhe qëllohen (me meteorë) nga të gjitha anët.

دُحُورٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ وَاصِبٌ﴿٩

9Pastaj, ashtu të përzënë do të kenë vuajtje të përhershme (në jetën tjetër).

إِلَّا مَنۡ خَطِفَ ٱلۡخَطۡفَةَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٞ ثَاقِبٞ﴿١٠

10(Djajtë nuk përgjojnë dot), veç atij që grabit diçka e që e ndjek një yll verbues.

فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَهُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَم مَّنۡ خَلَقۡنَآۚ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّن طِينٖ لَّازِبِۭ﴿١١

11Pyeti (o Muhamed) ata (mekas jobesimtarë): A është më i vështirë krijimi i tyre apo i të gjitha gjërave të tjera që i kemi krijuar? Ata i kemi krijuar nga balta ngjitëse.

بَلۡ عَجِبۡتَ وَيَسۡخَرُونَ﴿١٢

12Ti çuditesh (pse ata s’të besojnë), ndërsa ata të përqeshin (pse çuditesh)

وَإِذَا ذُكِّرُواْ لَا يَذۡكُرُونَ﴿١٣

13e, kur u drejtohen këshilla, ata nuk ua vënë veshin.

وَإِذَا رَأَوۡاْ ءَايَةٗ يَسۡتَسۡخِرُونَ﴿١٤

14Kur shohin një mrekulli, ata e nxisin njëri-tjetrin për t’u tallur

وَقَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٌ﴿١٥

15dhe thonë: “Kjo s’është gjë tjetër, veçse një magji e kulluar!”

أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ﴿١٦

16(Ata thonë): “Vallë, kur të vdesim dhe të bëhemi eshtra e pluhur, a thua njëmend do të ringjallemi?

أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ﴿١٧

17Edhe paraardhësit tanë të lashtë?”

قُلۡ نَعَمۡ وَأَنتُمۡ دَٰخِرُونَ﴿١٨

18Thuaju: “Po dhe do të jeni të poshtëruar!”

فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ فَإِذَا هُمۡ يَنظُرُونَ﴿١٩

19Ai (zëri i bririt të ringjalljes) do të jetë një zë i vetëm dhe të gjithë (mohuesit e ringjallur) do të shohin (se ç’do të bëhet me ta)

وَقَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا هَٰذَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ﴿٢٠

20dhe do të thonë: “Mjerë për ne, kjo është Dita e Gjykimit!”

هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ﴿٢١

21Po, kjo është Dita e Gjykimit, të cilën ju e keni përgënjeshtruar!

۞ ٱحۡشُرُواْ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَأَزۡوَٰجَهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَعۡبُدُونَ﴿٢٢

22(Engjëjve do t’u thuhet): “Mblidhini njerëzit e këqij, shokët e tyre (djaj) dhe idhujt që i kanë adhuruar

مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهۡدُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡجَحِيمِ﴿٢٣

23krahas Allahut e tregojuni atyre rrugën e Zjarrit flakërues!

وَقِفُوهُمۡۖ إِنَّهُم مَّسۡـُٔولُونَ﴿٢٤

24Ndalini ata, se do të pyeten:

مَا لَكُمۡ لَا تَنَاصَرُونَ﴿٢٥

25“Ç’keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin?”

بَلۡ هُمُ ٱلۡيَوۡمَ مُسۡتَسۡلِمُونَ﴿٢٦

26Por, atë Ditë ata do të jenë plotësisht të dorëzuar,

وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ﴿٢٧

27e do t’i afrohen njëri-tjetrit, duke u grindur.

قَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَأۡتُونَنَا عَنِ ٱلۡيَمِينِ﴿٢٨

28(Pasuesit) do t’u thonë (prijësve): “Ju na vinit nga ana e djathtë[273]”.

قَالُواْ بَل لَّمۡ تَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ﴿٢٩

29Ata do të përgjigjen: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë!

وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيۡكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭۖ بَلۡ كُنتُمۡ قَوۡمٗا طَٰغِينَ﴿٣٠

30Ne nuk kishim kurrfarë pushteti mbi ju, por ju ishit popull i pabindur.

فَحَقَّ عَلَيۡنَا قَوۡلُ رَبِّنَآۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ﴿٣١

31E kështu u përmbush fjala e Zotit kundër nesh; ne të gjithë do ta shijojmë me siguri dënimin.

فَأَغۡوَيۡنَٰكُمۡ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ﴿٣٢

32Ne ju mashtruam ju, por edhe vetë ishim të mashtruar.”

فَإِنَّهُمۡ يَوۡمَئِذٖ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ﴿٣٣

33Atë Ditë, të gjithë ata do të jenë së bashku në dënim.

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ﴿٣٤

34Ne kështu veprojmë me keqbërësit,

إِنَّهُمۡ كَانُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسۡتَكۡبِرُونَ﴿٣٥

35sepse, kur u thuhej atyre: “Nuk ka zot tjetër (të vërtetë) veç Allahut!” - ata tregoheshin mendjemëdhenj

وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٖ مَّجۡنُونِۭ﴿٣٦

36dhe thoshin: “Vallë, a t’i braktisim hyjnitë tona për shkak të një poeti të marrë?”

بَلۡ جَآءَ بِٱلۡحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ﴿٣٧

37Nuk është ashtu (siç thonë ata), por ai (Muhamedi a.s.) ka sjellë të vërtetën dhe ka pohuar atë që thonin të dërguarit e mëparshëm.

إِنَّكُمۡ لَذَآئِقُواْ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَلِيمِ﴿٣٨

38Sigurisht, ju do ta provoni dënimin e dhembshëm

وَمَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ﴿٣٩

39dhe do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë!

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ﴿٤٠

40Kurse robërit e sinqertë të Allahut,

أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ رِزۡقٞ مَّعۡلُومٞ﴿٤١

41do të kenë mirësi të caktuara dhe

فَوَٰكِهُ وَهُم مُّكۡرَمُونَ﴿٤٢

42fruta të ndryshme e do të jenë të respektuar,

فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ﴿٤٣

43në kopshtet e lumturisë,

عَلَىٰ سُرُرٖ مُّتَقَٰبِلِينَ﴿٤٤

44në kolltukë, përballë njëri-tjetrit.

يُطَافُ عَلَيۡهِم بِكَأۡسٖ مِّن مَّعِينِۭ﴿٤٥

45Aty do t’u shërbehet një gotë e mbushur nga një burim i rrjedhshëm,

بَيۡضَآءَ لَذَّةٖ لِّلشَّٰرِبِينَ﴿٤٦

46(me pije) të bardhë e të shijshme për ata që do ta pinë.

لَا فِيهَا غَوۡلٞ وَلَا هُمۡ عَنۡهَا يُنزَفُونَ﴿٤٧

47Prej saj as nuk do të trullosen dhe as nuk do të dehen.

وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ عِينٞ﴿٤٨

48Pranë tyre do të jenë gra me shikim të ulur e sy të bukur

كَأَنَّهُنَّ بَيۡضٞ مَّكۡنُونٞ﴿٤٩

49sikur të ishin vezë të ruajtura mirë.

فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ﴿٥٠

50Ata do t’i qasen njëri-tjetrit e do të bisedojnë.

قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٞ﴿٥١

51Dhe njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok,

يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُصَدِّقِينَ﴿٥٢

52i cili më thoshte: “Vallë, edhe ti je nga ata që besojnë

أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ﴿٥٣

53se, kur të vdesim e të bëhemi eshtra e pluhur, do të japim llogari vërtet?!”

قَالَ هَلۡ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ﴿٥٤

54- A doni ta shikoni (atë që më qortonte për shkak të besimit tim)?”

فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِي سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ﴿٥٥

55Dhe ai do të shikojë poshtë dhe do ta shohë atë në mes të Zjarrit flakërues

قَالَ تَٱللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرۡدِينِ﴿٥٦

56e do t’i thotë: “Për Allahun! Për pak më shkatërrove edhe mua.

وَلَوۡلَا نِعۡمَةُ رَبِّي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُحۡضَرِينَ﴿٥٧

57Po të mos ishte dhuntia e Zotit tim, edhe unë do të isha në zjarr (bashkë me ty)”.

أَفَمَا نَحۡنُ بِمَيِّتِينَ﴿٥٨

58(Banorët e Xhenetit do të thonë:) “A nuk do të vdesim më,

إِلَّا مَوۡتَتَنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ﴿٥٩

59përveç vdekjes së parë? Dhe as nuk do të dënohemi?”

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ﴿٦٠

60Vërtet, kjo është fitorja më e madhe!

لِمِثۡلِ هَٰذَا فَلۡيَعۡمَلِ ٱلۡعَٰمِلُونَ﴿٦١

61Për diçka të tillë, le të përpiqen punëtorët!

أَذَٰلِكَ خَيۡرٞ نُّزُلًا أَمۡ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ﴿٦٢

62A është më e mirë kjo gjendje apo pema e zekumit?

إِنَّا جَعَلۡنَٰهَا فِتۡنَةٗ لِّلظَّٰلِمِينَ﴿٦٣

63Ne e kemi bërë atë si mundim për keqbërësit.

إِنَّهَا شَجَرَةٞ تَخۡرُجُ فِيٓ أَصۡلِ ٱلۡجَحِيمِ﴿٦٤

64Njëmend, kjo pemë del nga fundi i Zjarrit flakërues

طَلۡعُهَا كَأَنَّهُۥ رُءُوسُ ٱلشَّيَٰطِينِ﴿٦٥

65dhe frutat e saj janë si kokat e djajve.

فَإِنَّهُمۡ لَأٓكِلُونَ مِنۡهَا فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ﴿٦٦

66Me të vërtetë, ata do ta hanë këtë frutë dhe me të do ta mbushin barkun.

ثُمَّ إِنَّ لَهُمۡ عَلَيۡهَا لَشَوۡبٗا مِّنۡ حَمِيمٖ﴿٦٧

67Pastaj, ata do të kenë një përzierje me ujë të nxehtë (për të pirë)

ثُمَّ إِنَّ مَرۡجِعَهُمۡ لَإِلَى ٱلۡجَحِيمِ﴿٦٨

68e pas kësaj, me siguri, kthimi i tyre do të jetë në Zjarrin flakërues.

إِنَّهُمۡ أَلۡفَوۡاْ ءَابَآءَهُمۡ ضَآلِّينَ﴿٦٩

69Ata i gjetën etërit e tyre në humbje,

فَهُمۡ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ يُهۡرَعُونَ﴿٧٠

70dhe kështu vazhduan pas gjurmëve të tyre.

وَلَقَدۡ ضَلَّ قَبۡلَهُمۡ أَكۡثَرُ ٱلۡأَوَّلِينَ﴿٧١

71Por, edhe para tyre humbën (rrugën) shumica e popujve të lashtë.

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ﴿٧٢

72Në të vërtetë, Ne u dërguam atyre paralajmërues.

فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُنذَرِينَ﴿٧٣

73E tani shiko se cili qe fundi i atyre që u paralajmëruan,

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ﴿٧٤

74përveç robërve të sinqertë të Allahut.

وَلَقَدۡ نَادَىٰنَا نُوحٞ فَلَنِعۡمَ ٱلۡمُجِيبُونَ﴿٧٥

75Kur Nuhu Na thirri (në ndihmë), Ne iu përgjigjëm bukur:

وَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ﴿٧٦

76e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej katastrofës së madhe,

وَجَعَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلۡبَاقِينَ﴿٧٧

77i lamë në jetë vetëm pasardhësit e tij

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ﴿٧٨

78dhe e lamë atë kujtim te brezat e tjerë.

سَلَٰمٌ عَلَىٰ نُوحٖ فِي ٱلۡعَٰلَمِينَ﴿٧٩

79“Paqja qoftë me Nuhun ndërmjet gjithë krijesave!”

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ﴿٨٠

80Ne, kështu i shpërblejmë punëdrejtët.

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ﴿٨١

81Ai është vërtet nga robërit Tanë besimtarë.

ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ﴿٨٢

82Pastaj i fundosëm të tjerët.

۞ وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبۡرَٰهِيمَ﴿٨٣

83Pa dyshim që një nga ithtarët e (besimit të) tij (Nuhut) ishte Ibrahimi.

إِذۡ جَآءَ رَبَّهُۥ بِقَلۡبٖ سَلِيمٍ﴿٨٤

84Ai i erdhi Zotit të vet me zemër të pastër,

إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَاذَا تَعۡبُدُونَ﴿٨٥

85kur i tha babait dhe popullit të vet: “Çfarë adhuroni ju?

أَئِفۡكًا ءَالِهَةٗ دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ﴿٨٦

86Vallë, a dëshironi hyjni të rreme në vend të Allahut?

فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ﴿٨٧

87Çfarë mendoni ju për Zotin e gjithësisë?”

فَنَظَرَ نَظۡرَةٗ فِي ٱلنُّجُومِ﴿٨٨

88Pastaj u hodhi një shikim yjeve

فَقَالَ إِنِّي سَقِيمٞ﴿٨٩

89e tha: “Unë jam i sëmurë”.[274]

فَتَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ مُدۡبِرِينَ﴿٩٠

90Ata u larguan prej tij, duke e lënë pas.

فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمۡ فَقَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ﴿٩١

91Pastaj, ai u përvodh te hyjnitë e tyre dhe u tha: “A nuk po hani?

مَا لَكُمۡ لَا تَنطِقُونَ﴿٩٢

92Ç’keni, përse nuk flisni?”

فَرَاغَ عَلَيۡهِمۡ ضَرۡبَۢا بِٱلۡيَمِينِ﴿٩٣

93Iu afrua atyre kalimthi, duke i goditur me dorën e djathtë.

فَأَقۡبَلُوٓاْ إِلَيۡهِ يَزِفُّونَ﴿٩٤

94(Mbasi u kthyen dhe panë idhujt e thyer) njerëzit nxituan nga ai.

قَالَ أَتَعۡبُدُونَ مَا تَنۡحِتُونَ﴿٩٥

95Ai u tha: “Vallë, ju adhuroni ato që i keni gdhendur vetë,

وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ وَمَا تَعۡمَلُونَ﴿٩٦

96ndërkohë që Allahu është Ai që ju ka krijuar ju dhe gjithçka që bëni?!”

قَالُواْ ٱبۡنُواْ لَهُۥ بُنۡيَٰنٗا فَأَلۡقُوهُ فِي ٱلۡجَحِيمِ﴿٩٧

97Ata thanë: “Përgatitni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin flakërues!”

فَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَسۡفَلِينَ﴿٩٨

98Dhe deshën t’i ngrinin një kurth, por Ne i bëmë ata më të poshtëruarit.

وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهۡدِينِ﴿٩٩

99Ai tha: “Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë.”

رَبِّ هَبۡ لِي مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ﴿١٠٠

100“O Zoti im, dhuromë një fëmijë prej të mirëve!”

فَبَشَّرۡنَٰهُ بِغُلَٰمٍ حَلِيمٖ﴿١٠١

101Dhe Ne i dhamë lajmin e gëzuar për një djalë të mbarë!

فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعۡيَ قَالَ يَٰبُنَيَّ إِنِّيٓ أَرَىٰ فِي ٱلۡمَنَامِ أَنِّيٓ أَذۡبَحُكَ فَٱنظُرۡ مَاذَا تَرَىٰۚ قَالَ يَٰٓأَبَتِ ٱفۡعَلۡ مَا تُؤۡمَرُۖ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰبِرِينَ﴿١٠٢

102Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!”

فَلَمَّآ أَسۡلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلۡجَبِينِ﴿١٠٣

103Pasi iu nënshtruan që të dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me ballë përtokë.

وَنَٰدَيۡنَٰهُ أَن يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ﴿١٠٤

104Ne e thirrëm: “O Ibrahim,

قَدۡ صَدَّقۡتَ ٱلرُّءۡيَآۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ﴿١٠٥

105ti e përmbushe ëndrrën.” Vërtet, Ne kështu i shpërblejmë punëmirët!

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡبَلَٰٓؤُاْ ٱلۡمُبِينُ﴿١٠٦

106Kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë!

وَفَدَيۡنَٰهُ بِذِبۡحٍ عَظِيمٖ﴿١٠٧

107Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban të madh,

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ﴿١٠٨

108dhe i lamë atij (Ibrahimit) kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm.

سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ﴿١٠٩

109“Paqja qoftë mbi Ibrahimin!”

كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ﴿١١٠

110Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët.

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ﴿١١١

111Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë.

وَبَشَّرۡنَٰهُ بِإِسۡحَٰقَ نَبِيّٗا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ﴿١١٢

112Ne i dhamë atij lajmin e mirë për (lindjen e) Is’hakut, profet prej njerëzve të mirë.

وَبَٰرَكۡنَا عَلَيۡهِ وَعَلَىٰٓ إِسۡحَٰقَۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحۡسِنٞ وَظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ مُبِينٞ﴿١١٣

113Dhe Ne e bekuam atë dhe Is’hakun, por midis pasardhësve të tyre, përveç punëmirëve, ka edhe të atillë që e kanë ngarkuar dukshëm veten me gjynahe.

وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ﴿١١٤

114Ne i dhamë dhuntinë Tonë Musait dhe Harunit

وَنَجَّيۡنَٰهُمَا وَقَوۡمَهُمَا مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ﴿١١٥

115dhe i shpëtuam ata të dy dhe popullin e tyre nga mjerimi i madh.

وَنَصَرۡنَٰهُمۡ فَكَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ﴿١١٦

116Ne i ndihmuam dhe ata ngadhënjyen.

وَءَاتَيۡنَٰهُمَا ٱلۡكِتَٰبَ ٱلۡمُسۡتَبِينَ﴿١١٧

117Ne u dhamë atyre Librin e qartë,

وَهَدَيۡنَٰهُمَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ﴿١١٨

118i udhëzuam në rrugën e drejtë

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِمَا فِي ٱلۡأٓخِرِينَ﴿١١٩

119dhe u lamë kujtim të mirë për ta brezave të mëvonshëm.

سَلَٰمٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ﴿١٢٠

120“Paqja qoftë mbi Musain dhe Harunin!”

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ﴿١٢١

121Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët!

إِنَّهُمَا مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ﴿١٢٢

122E pa dyshim, ata të dy janë nga robërit Tanë besimtarë.

وَإِنَّ إِلۡيَاسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ﴿١٢٣

123Edhe Iljasi ka qenë vërtet një prej të dërguarve.

إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ﴿١٢٤

124Ai i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni Allahut?!”

أَتَدۡعُونَ بَعۡلٗا وَتَذَرُونَ أَحۡسَنَ ٱلۡخَٰلِقِينَ﴿١٢٥

125Vallë, a i luteni ju Ba‘lit[275], ndërsa braktisni Krijuesin më të mirë,

ٱللَّهَ رَبَّكُمۡ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ﴿١٢٦

126Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë?!”

فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ﴿١٢٧

127Ata e quajtën atë gënjeshtar dhe, për këtë shkak, do të çohen (në dënimin e Zjarrit),

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ﴿١٢٨

128përveç robërve të sinqertë të Allahut.

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ﴿١٢٩

129Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë te brezat e mëvonshëm:

سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِلۡ يَاسِينَ﴿١٣٠

130“Paqja qoftë mbi Iljasin!”

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ﴿١٣١

131Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët!

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ﴿١٣٢

132Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë.

وَإِنَّ لُوطٗا لَّمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ﴿١٣٣

133Sigurisht, edhe Luti ka qenë njëri prej të dërguarve.

إِذۡ نَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ﴿١٣٤

134Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij,

إِلَّا عَجُوزٗا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ﴿١٣٥

135përveç plakës që mbeti prapa me të dënuarit,

ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ﴿١٣٦

136pastaj i zhdukëm të tjerët.

وَإِنَّكُمۡ لَتَمُرُّونَ عَلَيۡهِم مُّصۡبِحِينَ﴿١٣٧

137Ju që kaloni pranë rrënojave të tyre në mëngjes

وَبِٱلَّيۡلِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ﴿١٣٨

138dhe natën, a nuk po e mblidhni mendjen?

وَإِنَّ يُونُسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ﴿١٣٩

139Junusi ka qenë gjithashtu njëri nga të dërguarit.

إِذۡ أَبَقَ إِلَى ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ﴿١٤٠

140Ai nxitoi drejt një anijeje të mbushur plot e përplot

فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلۡمُدۡحَضِينَ﴿١٤١

141dhe hodhi short (me detarët se kush duhej të hidhej)[276] dhe humbi.

فَٱلۡتَقَمَهُ ٱلۡحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٞ﴿١٤٢

142Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar,

فَلَوۡلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلۡمُسَبِّحِينَ﴿١٤٣

143dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut,

لَلَبِثَ فِي بَطۡنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ﴿١٤٤

144me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes.

۞ فَنَبَذۡنَٰهُ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٞ﴿١٤٥

145Por Ne e hodhëm atë në një breg të shkretë, duke qenë i sëmurë.

وَأَنۢبَتۡنَا عَلَيۡهِ شَجَرَةٗ مِّن يَقۡطِينٖ﴿١٤٦

146Dhe bëmë që sipër tij të mbinte një bimë kungulli (për t’i bërë hije).

وَأَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ مِاْئَةِ أَلۡفٍ أَوۡ يَزِيدُونَ﴿١٤٧

147Pastaj e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz,

فَـَٔامَنُواْ فَمَتَّعۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ حِينٖ﴿١٤٨

148dhe ata i besuan, prandaj u dhamë jetë të këndshme për një kohë.

فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَلِرَبِّكَ ٱلۡبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلۡبَنُونَ﴿١٤٩

149Pyeti ata (o Muhamed): “Vallë, për Zotin tënd janë vajzat, ndërsa për vete kanë djemtë?!

أَمۡ خَلَقۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ إِنَٰثٗا وَهُمۡ شَٰهِدُونَ﴿١٥٠

150Apo Ne i krijuam engjëjt si femra e ata ishin dëshmitarë?!”

أَلَآ إِنَّهُم مِّنۡ إِفۡكِهِمۡ لَيَقُولُونَ﴿١٥١

151Sigurisht që ata shpifin kur thonë:

وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ﴿١٥٢

152“Allahu ka lindur fëmijë”! - Ata, në të vërtetë, janë gënjeshtarë.

أَصۡطَفَى ٱلۡبَنَاتِ عَلَى ٱلۡبَنِينَ﴿١٥٣

153Vallë, Ai ka parapëlqyer vajzat ndaj djemve?!

مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ﴿١٥٤

154Çfarë keni që gjykoni kështu?!

أَفَلَا تَذَكَّرُونَ﴿١٥٥

155A nuk po mendoni?!

أَمۡ لَكُمۡ سُلۡطَٰنٞ مُّبِينٞ﴿١٥٦

156Apo keni ndonjë provë të qartë për atë që thoni?!

فَأۡتُواْ بِكِتَٰبِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ﴿١٥٧

157Sillni librin tuaj, nëse thoni të vërtetën!

وَجَعَلُواْ بَيۡنَهُۥ وَبَيۡنَ ٱلۡجِنَّةِ نَسَبٗاۚ وَلَقَدۡ عَلِمَتِ ٱلۡجِنَّةُ إِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ﴿١٥٨

158Idhujtarët kanë trilluar farefisni ndërmjet Zotit dhe xhindeve, kurse xhindet e dinë se ata do të sillen të gjithë para Tij.

سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ﴿١٥٩

159Lavdi Allahut, qoftë i pastër nga ajo që ata ia veshin Atij!

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ﴿١٦٠

160Por robërit e sinqertë të Allahut nuk adhurojnë askënd tjetër përveç Tij.

فَإِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ﴿١٦١

161“Me të vërtetë, as ju, as idhujt tuaj,

مَآ أَنتُمۡ عَلَيۡهِ بِفَٰتِنِينَ﴿١٦٢

162nuk mund të mashtroni askënd kundër (Atij),

إِلَّا مَنۡ هُوَ صَالِ ٱلۡجَحِيمِ﴿١٦٣

163përveç atyre, që do të digjen në Zjarrin flakërues.[277]

وَمَا مِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٞ مَّعۡلُومٞ﴿١٦٤

164Çdonjëri prej nesh e ka vendin e caktuar (në qiell, ku adhuron Allahun).

وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلصَّآفُّونَ﴿١٦٥

165Ne jemi ata që qëndrojmë në radhë,

وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡمُسَبِّحُونَ﴿١٦٦

166dhe ne jemi ata që e lavdërojmë Atë!”

وَإِن كَانُواْ لَيَقُولُونَ﴿١٦٧

167Edhe pse ata (idhujtarët mekas) thoshin:

لَوۡ أَنَّ عِندَنَا ذِكۡرٗا مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ﴿١٦٨

168“Sikur të kishim një Libër nga popujt e mëparshëm,

لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ﴿١٦٩

169ne, me siguri, do të ishim robër të sinqertë të Allahut”,

فَكَفَرُواْ بِهِۦۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ﴿١٧٠

170ata e mohuan Kuranin, por së shpejti do ta marrin vesh!

وَلَقَدۡ سَبَقَتۡ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلۡمُرۡسَلِينَ﴿١٧١

171Shumë kohë më parë Ne u premtuam robërve Tanë të dërguar

إِنَّهُمۡ لَهُمُ ٱلۡمَنصُورُونَ﴿١٧٢

172se ata do të ndihmohen (prej Nesh)

وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ﴿١٧٣

173dhe se ushtritë tona do të jenë me siguri fitimtare!

فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ﴿١٧٤

174Andaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe!

وَأَبۡصِرۡهُمۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ﴿١٧٥

175Vështroji ata (kur t’u zbresë dënimi), se edhe ata do ta shohin (si janë pasojat e mosbesimit të tyre)!

أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ﴿١٧٦

176Vallë, a mos po kërkojnë ata shpejtimin e dënimit Tonë!

فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمۡ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلۡمُنذَرِينَ﴿١٧٧

177Kur t’u bjerë në mesin e tyre, mëngjesi i atyre që janë paralajmëruar do të jetë shumë i shëmtuar.

وَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ﴿١٧٨

178Andaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe!

وَأَبۡصِرۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ﴿١٧٩

179Vështroji ata, se edhe ata do ta shohin!

سُبۡحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلۡعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ﴿١٨٠

180I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata!

وَسَلَٰمٌ عَلَى ٱلۡمُرۡسَلِينَ﴿١٨١

181Paqja qoftë mbi të dërguarit,

وَٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ﴿١٨٢

182dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!

RELATED SURAHS