Al-Buruj

البروج

Yjeesite22 ajeteMekke

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلۡبُرُوجِ﴿١

1Për qiellin me yjësi,

وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡمَوۡعُودِ﴿٢

2për Ditën e premtuar[399],

وَشَاهِدٖ وَمَشۡهُودٖ﴿٣

3për dëshmitarin dhe për atë që dëshmohet!

قُتِلَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأُخۡدُودِ﴿٤

4Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut,[400]

ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلۡوَقُودِ﴿٥

5zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse,

إِذۡ هُمۡ عَلَيۡهَا قُعُودٞ﴿٦

6kur rrinin ulur rreth tij,

وَهُمۡ عَلَىٰ مَا يَفۡعَلُونَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ شُهُودٞ﴿٧

7duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve!

وَمَا نَقَمُواْ مِنۡهُمۡ إِلَّآ أَن يُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَمِيدِ﴿٨

8Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd,

ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ﴿٩

9të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje.

إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُواْ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ ثُمَّ لَمۡ يَتُوبُواْ فَلَهُمۡ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمۡ عَذَابُ ٱلۡحَرِيقِ﴿١٠

10Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i Xhehenemit dhe dënimi me djegie.

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡكَبِيرُ﴿١١

11Kurse për ata, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Kjo është fitorja madhështore.

إِنَّ بَطۡشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ﴿١٢

12Vërtet, ndëshkimi i Zotit tënd është i ashpër!

إِنَّهُۥ هُوَ يُبۡدِئُ وَيُعِيدُ﴿١٣

13Vërtet, Ai e zë fill krijimin dhe e përsërit atë.

وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلۡوَدُودُ﴿١٤

14Ai është Falësi i madh, i Dhembshuri,

ذُو ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡمَجِيدُ﴿١٥

15Zotëruesi i Fronit të Lavdishëm,

فَعَّالٞ لِّمَا يُرِيدُ﴿١٦

16Vepruesi i gjithçkaje që dëshiron.

هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلۡجُنُودِ﴿١٧

17A e ke dëgjuar ndodhinë e ushtrive

فِرۡعَوۡنَ وَثَمُودَ﴿١٨

18të Faraonit dhe të fisit Themud?

بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي تَكۡذِيبٖ﴿١٩

19E megjithatë, ata që nuk besojnë, vazhdojnë ta quajnë atë (Kuranin) të rremë,

وَٱللَّهُ مِن وَرَآئِهِم مُّحِيطُۢ﴿٢٠

20ndonëse Allahu është pas tyre e i ka nën kontroll.

بَلۡ هُوَ قُرۡءَانٞ مَّجِيدٞ﴿٢١

21Përkundrazi, ai është një Kuran i lavdishëm,

فِي لَوۡحٖ مَّحۡفُوظِۭ﴿٢٢

22në Pllakën e Ruajtur mirë (Leuhi Mahfûdh).

RELATED SURAHS