Al-Inshiqaq

الانشقاق

Shqyerja25 ajeteMekke

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنشَقَّتۡ﴿١

1Kur qielli të çahet,

وَأَذِنَتۡ لِرَبِّهَا وَحُقَّتۡ﴿٢

2duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë;

وَإِذَا ٱلۡأَرۡضُ مُدَّتۡ﴿٣

3kur Toka të sheshohet (nga rrënimi i maleve)

وَأَلۡقَتۡ مَا فِيهَا وَتَخَلَّتۡ﴿٤

4dhe të flakë atë që ka brenda e të zbrazet,

وَأَذِنَتۡ لِرَبِّهَا وَحُقَّتۡ﴿٥

5duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë,

يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡإِنسَٰنُ إِنَّكَ كَادِحٌ إِلَىٰ رَبِّكَ كَدۡحٗا فَمُلَٰقِيهِ﴿٦

6atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.

فَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ﴿٧

7Ai, të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë,

فَسَوۡفَ يُحَاسَبُ حِسَابٗا يَسِيرٗا﴿٨

8do ta ketë të lehtë llogarinë

وَيَنقَلِبُ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورٗا﴿٩

9dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij.

وَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ وَرَآءَ ظَهۡرِهِۦ﴿١٠

10Kurse ai, të cilit do t’i jepet libri i tij pas shpinës,

فَسَوۡفَ يَدۡعُواْ ثُبُورٗا﴿١١

11do të lutet për të vdekur

وَيَصۡلَىٰ سَعِيرًا﴿١٢

12dhe në zjarr do të digjet,

إِنَّهُۥ كَانَ فِيٓ أَهۡلِهِۦ مَسۡرُورًا﴿١٣

13sepse ai jetonte i shkujdesur në familjen e tij,

إِنَّهُۥ ظَنَّ أَن لَّن يَحُورَ﴿١٤

14duke menduar se kurrë nuk do të kthehej (për të dhënë llogari).

بَلَىٰٓۚ إِنَّ رَبَّهُۥ كَانَ بِهِۦ بَصِيرٗا﴿١٥

15Po, Zoti i tij, sigurisht që i ka ndjekur të gjitha punët e tij!

فَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلشَّفَقِ﴿١٦

16Betohem në kuqërrimin e muzgut,

وَٱلَّيۡلِ وَمَا وَسَقَ﴿١٧

17në natën e në gjithçka që ajo kaplon me errësirën e saj,

وَٱلۡقَمَرِ إِذَا ٱتَّسَقَ﴿١٨

18si dhe në hënën e plotë,

لَتَرۡكَبُنَّ طَبَقًا عَن طَبَقٖ﴿١٩

19se ju, me siguri, do të kaloni nga e keqja te më e keqja!

فَمَا لَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ﴿٢٠

20Çfarë kanë ata që nuk duan të besojnë?!

وَإِذَا قُرِئَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقُرۡءَانُ لَا يَسۡجُدُونَۤ۩﴿٢١

21E përse, kur u lexohet Kurani, nuk përulen në sexhde?!

بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُكَذِّبُونَ﴿٢٢

22Përkundrazi, ata që nuk besojnë e quajnë atë gënjeshtër.

وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا يُوعُونَ﴿٢٣

23Por Allahu e di mirë çfarë fshehin ata,

فَبَشِّرۡهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ﴿٢٤

24prandaj shpallu atyre dënimin e dhembshëm (që i pret të gjithë),

إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ أَجۡرٌ غَيۡرُ مَمۡنُونِۭ﴿٢٥

25përveç atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; ata do të shpërblehen pandërprerë.

RELATED SURAHS