Al-Ghashiyah

الغاشية

Mbuluesja26 ajeteMekke

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلۡغَٰشِيَةِ﴿١

1A ke dëgjuar për Ngjarjen Gjithëpërfshirëse (Kiametin)?

وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٍ خَٰشِعَةٌ﴿٢

2Atë Ditë do të poshtërohen fytyra njerëzish,

عَامِلَةٞ نَّاصِبَةٞ﴿٣

3që kanë punuar e janë rraskapitur (duke bërë të këqija në këtë botë).

تَصۡلَىٰ نَارًا حَامِيَةٗ﴿٤

4Ata do të digjen në zjarr të nxehtë

تُسۡقَىٰ مِنۡ عَيۡنٍ ءَانِيَةٖ﴿٥

5e do të pinë nga burime të valuara.

لَّيۡسَ لَهُمۡ طَعَامٌ إِلَّا مِن ضَرِيعٖ﴿٦

6Për ata nuk do të ketë tjetër ushqim, përveç ferrave helmuese,

لَّا يُسۡمِنُ وَلَا يُغۡنِي مِن جُوعٖ﴿٧

7të cilat as nuk do t’i mbajnë, as nuk do t’ua shuajnë urinë.

وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ نَّاعِمَةٞ﴿٨

8Atë Ditë, fytyrat e disave do të jenë të gëzuara,

لِّسَعۡيِهَا رَاضِيَةٞ﴿٩

9të kënaqura për punët e bëra.

فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٖ﴿١٠

10Ata do të jenë në kopshtin e lartë,

لَّا تَسۡمَعُ فِيهَا لَٰغِيَةٗ﴿١١

11në të cilin nuk do të dëgjojnë fjalë boshe.

فِيهَا عَيۡنٞ جَارِيَةٞ﴿١٢

12Atje ka një burim rrjedhës uji

فِيهَا سُرُرٞ مَّرۡفُوعَةٞ﴿١٣

13dhe divane të ngritura,

وَأَكۡوَابٞ مَّوۡضُوعَةٞ﴿١٤

14ka kupa të vëna (për t’u mbajtur në dorë)

وَنَمَارِقُ مَصۡفُوفَةٞ﴿١٥

15dhe jastëkë të renditur,

وَزَرَابِيُّ مَبۡثُوثَةٌ﴿١٦

16si dhe shumë qilima të shtruar.

أَفَلَا يَنظُرُونَ إِلَى ٱلۡإِبِلِ كَيۡفَ خُلِقَتۡ﴿١٧

17Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?!

وَإِلَى ٱلسَّمَآءِ كَيۡفَ رُفِعَتۡ﴿١٨

18Po qiellin, se si është ngritur?!

وَإِلَى ٱلۡجِبَالِ كَيۡفَ نُصِبَتۡ﴿١٩

19Po malet, se si janë vënë të patundur?!

وَإِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَيۡفَ سُطِحَتۡ﴿٢٠

20Po Tokën, se si është shtrirë?!

فَذَكِّرۡ إِنَّمَآ أَنتَ مُذَكِّرٞ﴿٢١

21Prandaj këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues

لَّسۡتَ عَلَيۡهِم بِمُصَيۡطِرٍ﴿٢٢

22dhe nuk je ngarkuar t’i detyrosh ata me forcë!

إِلَّا مَن تَوَلَّىٰ وَكَفَرَ﴿٢٣

23Sa për ata që shmangen dhe nuk besojnë,

فَيُعَذِّبُهُ ٱللَّهُ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَكۡبَرَ﴿٢٤

24Allahu do t’i ndëshkojë me dënimin më të madh.

إِنَّ إِلَيۡنَآ إِيَابَهُمۡ﴿٢٥

25Pa dyshim, ata do të kthehen të gjithë tek Ne

ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا حِسَابَهُم﴿٢٦

26dhe patjetër që do të japin llogari para Nesh!

RELATED SURAHS