الفيل
Elefanti • 5 ajete • Mekke
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit?[429]
2A nuk ua prishi atyre kurthin,
3duke dërguar kundër atyre tufa zogjsh,
4të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur?
5Dhe kështu, i bëri si byk i ngrënë.