الهمزة
Pergojesi • 9 ajete • Mekke
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1Mjerë për çdo përqeshës - shpifës,
2që grumbullon pasuri dhe e ruan,
3duke menduar se ajo pasuri do ta bëjë të pavdekshëm!
4Jo, aspak! Në të vërtetë, ai do të hidhet në torturën shkatërruese.
5E kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është tortura shkatërruese?
6Ajo është zjarri i Allahut i ndezur fort,
7i cili depërton deri në zemrën e njeriut.
8Ai do t’i rrethojë ata nga çdo anë,
9në shtylla të gjata flakëruese.[428]