التكاثر
Grumbullimi • 8 ajete • Mekke
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1Ju ka hutuar rivaliteti për të shtuar[425],
2derisa të shkoni në varre.
3Gjithsesi, do ta merrni vesh!
4Madje, së shpejti do ta merrni vesh!
5Kujdes! Ah, sikur ta dinit të vërtetën me siguri!
6Sigurisht që do ta shihni Zjarrin flakërues!
7Pastaj, me të vërtetë, do ta shihni atë me syrin e sigurisë.
8Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për kënaqësitë (e kësaj bote)!