Al-Qari'ah

القارعة

Trokitesja11 ajeteMekke

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

ٱلۡقَارِعَةُ﴿١

1Gjëmimi i tmerrshëm![423]

مَا ٱلۡقَارِعَةُ﴿٢

2Ç’është Gjëmimi i tmerrshëm?

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡقَارِعَةُ﴿٣

3Kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është Gjëmimi i tmerrshëm?

يَوۡمَ يَكُونُ ٱلنَّاسُ كَٱلۡفَرَاشِ ٱلۡمَبۡثُوثِ﴿٤

4Atë Ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara,

وَتَكُونُ ٱلۡجِبَالُ كَٱلۡعِهۡنِ ٱلۡمَنفُوشِ﴿٥

5kurse malet si leshi i shprishur.

فَأَمَّا مَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ﴿٦

6Sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit do të rëndojnë në peshore,

فَهُوَ فِي عِيشَةٖ رَّاضِيَةٖ﴿٧

7ai do të ketë një jetë të kënaqur (në Xhenet).

وَأَمَّا مَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ﴿٨

8E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore,

فَأُمُّهُۥ هَاوِيَةٞ﴿٩

9Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit).[424]

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا هِيَهۡ﴿١٠

10Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Humnera (e Xhehenemit)?

نَارٌ حَامِيَةُۢ﴿١١

11Ajo është një Zjarr i vrullshëm.

RELATED SURAHS