الزلزلة
Termeti • 8 ajete • Medine
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit),
2kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj[418]
3e njeriu të thotë: “Ç’po i ndodh asaj?!”
4Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj,[419]
5sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.
6Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre:
7kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë,
8e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.[420]