المسد
Litari • 5 ajete • Mekke
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1Iu thafshin duart Ebu Lehebit[438] dhe u thaftë në gjithçka!
2Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera.[439]
3Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara,
4po ashtu edhe gruaja e tij[440], që mbart drutë e zjarrit,
5në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme.