الماعون
Ndihma e Vogel • 7 ajete • Mekke
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
1A e ke parë atë që mohon Ditën e Llogarisë?
2Ky është ai që i dëbon ashpër jetimët
3dhe nuk nxit që t’i jepet ushqim të varfrit.
4Mjerë për ata, të cilët kur falen,
5janë të pakujdesshëm për namazet,[432]
6të cilët duan vetëm që të duken
7dhe nuk u japin ndihmë nevojtarëve.